Gjin Lleshi, ish ndihmësmjek para 25 vitesh në QSUT Tiranë rrëfen nga Amerika e largët se ka qenë dëshmitar okular i turturave mbi gazetarin Bardhok Lala nga strukturat shtetërore, Policia, SHIK-u dhe organe të tjera që dhunuan asokohe opozitën dhe gazetarët. Ai ka emigruar disa ditë pas ngjarjes sepse jeta e tij ishte në rrezik nga regjimi i kohës. Më keq nga të gjithë e pësoi gazetari Lala i cili pasi u maltrajtua në mjediset e Policisë u dërgua te Liqeni Artificial dhe u la atje. Të gjithë e dinin të vdekur.
Ja rrëfimi i ish kolegut të tij Gjin Lleshi:
Dëshmoj pas 25 vitesh !
Si u stregua dhe mjekua në shtëpinë time gazetari Bardhok Lala.
Ai u masakrua nga SHIKU berishian me 26 maj 1996.
Bardhoku, kishte ca kohë, që punonte me mua, në Klinikën e Psikiatrisë, të QSUT-së.
Ai merrej shumë me gazetarinë.
Unë, ditën e protestës, së bashku, me gjithë shoqërinë time, u stacionuam, te lulishtja, pas Ministrisë së Mbrojtjes.
Bardhoku ishte gjatë gjithë kohës, në aktivitet, si gazetar.
Tentonte të fotografonte momente të dhunës së egër policore, ndaj protestueseve.
Përshendeteshim me dorë, nga larg.
Në një moment u takuam dhe më tha:
Kam frikë se do ma marrë policia, aparatin fotografik dhe do më shkojë e gjithë kjo punë kot.
Kujdes i thashë, neve po të ndjekim, në çdo moment dhe do të vijmë në ndihmë.
Ajo protestë prodhoj shumë dhunë, lot dhe gjak.
Kjo dihet ndërkombetarisht.
Sapo u shpërndamë unë u ktheva në shtëpi.
Pas ca orësh te pallatit im vjen një person dhe po pyeste fëmijët që po loznin:
Gjini, ku e ka shtëpinë ?
Fëmijët më thirrën dhe unë dola në ballkon.
Gjini jeni, më tha një burrë rreth të 40-tave.
Po, ju përgjigja.
Urgjent nisu në këtë adresë. Gazetarin Bardhok Lala mundet mos ta gjesh gjallë.
Koha nuk priste shpjegime.
U nisa me motor. Kalova nga redaksia e gazetës dhe me urgjencë vazhdova në adresën e shtëpisë, ku ndodhej Bardhoku.
Arrita shumë shpejt .
Ishte një shtëpi përdhese, mbi Liqenin Artificial, me oborre të rrethuara.
Sapo arrita te porta e oborrit dolën dy burra.
Pa u prezantuar më thanë:
Gazetari ndodhet këtu dhe nuk ta dorzojmë pa vdekur ne të gjithë.
Ata më morën për SHIKAS..
Ju thashë jam shoku i Bardhokut, Gjin Lleshi.
Në këtë moment nga dritarja, Bardhoku ndigjoj zërin tim.
Eshtë Gjini, shoku im, sqaroj Bardhoku.
Më hapën portën e oborrit dhe hyra brenda.
Me vehte kisha edhe urgjencën mjeksore.
Aty, pashë tmerr me sy, do e paguaja me shumë netë pa gjumë.
Bardhoku ishte tjetërsuat tërësisht, në ato pak orë.
I nxirë dhe ejtur i tëri.
Gjendja fiziko psikike :
1.Shpejtim i pulsit..
2.Frymëmarrje e vështirësuar.
3.Sy, hundë dhe goja ishin tërë gjak.
4.Tensioni jo stabël.
5.Urinimi tërë gjak.
6.Psiqikisht shumë i rënduar.
E transportuam me makinën e redaksisë dhe u nisëm për spital, duke falenderuar me shpirtë atë familje, aq humane e fisnike tiranase.
Shoferit i thashë:
Sa më parë në Klinikën e Traumës, gjendja është shumë kritike.
Bardhoku si në kllapi më tha:
Jo në spital, të lutem Gjin. Ata më dinë të vdekur.
Po vajtëm në spital ata do vijnë, do më rrëmbejnë dhe do më vrasin.
Tentova ta bind.
Jam unë me Ty, i thashë, në çdo hap, por pa sukses.
Pa arrutur te Garda, i thashë shoferit:
Na ço në shtëpinë time: Rruga Kongresi Manastitit P 46/6 H2..A14.
Vajtëm me urgjencë në shtëpinë time.
E sistemuam në një dhomë.
Unë shkova urgjent në spital, mora mjek, infermier dhe filluam mjekimin.
Shtëpia ime me spitalin ishte rreth 200 m.
Bardhoku ishte për reaminaciom urgjent.
Kundërshtia e Bardhokut ishe e prerë.
Jo në spital, le të vdes këtu.
Për pak orë u mbush shtëpia me gazetarë të vendit e të huaj, dhe shoqëria jonë, e QSUT-së, etj.
Dy sqarime :
Në intervistat, që ka dhënë Bardhoku, në mes të tjerash thotë:
U mjekova në ilegalitet.
E pavërtetë.
1.Nuk mundet të quhet ilegalitet në një vend ku hyjnë dhe dalin me dhjetra njerëz në ditë. Këtë Bardhoku e thoshteë në sensin e mirë, për të mos, më dëmtuar mua dhe familjen time.
2.Fotot e Bardhokut, i masakruar fizikisht nuk i përgjigjen realitetit.
Ato foto, janë bërë, disa ditë pas masakrës, sepse në ditët e para, Bardhokun e mbanim me kompresa.
Nëse do funksiononte, teknologjia e sotme, në atë periudhe dhe do filmohej Bardhoku shumë njerëz do kërkonin ndihmë mjeksore nga tmerri qe do shihnin..
Bardhoku është mjekuar shumë ditë në shtëpinë time.
Pas ca ditësh në derë trokiti babai i Bardhoku, me ca gazetar.
Ishte jashtëzakonisht e dhimbëshme.
Po sikur ta kishin parë prindërit Bardhokun, siç e kam parë unë në orët e para?
Babai e pyeti që te dera Bardhokun:
Çfarë i bëre shtetit o bir…? Përse nuk të vranë po të bënë keshtu…
I forti vret, ose falë…?
Në ato ditë, gazeta e neofashisteve, RD, shkruante:
Eshtë lënduar fizikisht gazetari Bardhok Lala .
Ka zëra se Bardhoku ka pasur një konflikt personal. Policia ështe në kërkim të autorëve.
Loje fashistësh, të ndyrë.
Bardhoku, ishte shoku ynë, më i sjellshëm, dhe i edukuar.
As që bëhej fjalë për konflikt me njeri.
Ishte koha që të merrnin jetën, dhe të sillnin, buqeta lulesh te varri.
Të vrisnin natën, dhe te “qanin” ditën.
Në ato ditë, erdhi edhe një prokuror, për ta “pyetur” Bardhokun për ngjarjen.
Gazetart e huaj që ditën e parë kërkonin të merrnin Bardhokun dhe mua familjarisht në Perendim, si shumë të rrezikuar.
I falenderuam dhe refuzuam strehimin jashtë Shqipërisë.
Me përmiresimin e Bardhokut u bë e mundur që të udhëtonte për Greqi, për të diagnostikuar pasojat e kësaj dhune shtazarake shtetërore.
Unë kam vetëm rreth dy vjet që jam lidhur me Bardhokun.
Ai me informoj :
Eshtë martuar, ka dy fëmijë, dhe punon në sistemin shendetësore në Lezhë.
Ky fakt më lumturoj shumë.
Nëse një ditë do zbres në Rinas, është i pari person që do telefonoj dhe do takohemi, pas kaq shumë vitesh.
Kushti i vetëm do jetë:
Nuk do kujtojmë asgjë nga e kaluara….