Jane, një grua familjare por edhe biznesmene kuptoi që kishte autizëm në të 40-tat e saj. Dhe këtë e kuptoi teksa lexoi një shkrim për autizmin dhe pasojat e tij.
Për më shumë se katër dekada, Jane kishte përjetuar një sërë problemesh, duke përfshirë siklet gjatë bashkëveprimit me të tjerët, vetëbesim të ulët, ankth, depresion dhe mendime vetëvrasëse. Ajo ka qenë gjithmonë ndryshe nga të tjerët.
Që në moshë të re ajo kishte përjetuar probleme emocionale, si dhe ishte dhunuar verbalisht dhe dëmtonte gjërat në shtëpi.
Jane, më pas Laura (vajza e saj 27-vjeçare) dhe në fund Oliver bashkëshorti i saj, u diagnostikuan me çrregullim të spektrit të autizmit.
Shkaqet nuk janë të qarta, ekspertët besojnë se faktorët gjenetikë mund të kontribuojnë, 40-80 për qind kanë një faktor të trashëguar.
Jane dhe Laura shkuan privatisht te një psikoterapist i cili i vlerësoi ata duke përdorur teste të prodhuara nga Shoqata Amerikane e Psikiatrisë.
Jane thotë se çdo diagnozë ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në jetën e tyre. “Të kuptuarit se kush jemi ne ka përmirësuar ndjenjën tonë për veten, shëndetin tonë mendor, vetëvlerësimin dhe qëndrueshmërinë”, thotë ajo.