E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, ka qenë e ftuar këngëtarja popullore Valbona Mema. Ajo ka rrëfyer se për të ka qenë shumë e vështirë të jetë një nënë e vetmuar dhe të rriste fëmijët vetë. Ajo ka sakrifikuar shumë ndjesi dhe kënaqësi të jetës për fëmijët dhe tani ndihet e bekuar dhe e lumtur për ta.
Rudina Dembacaj: Si çdo nënë e vetme, kam bindjen se ke pasur shumë vështirësi, por unë e di që fëmijët ta kanë shpërblyer dhe janë miqtë e tu më të mirë. Si ja ke dalë për të qenë e tonifikuar në karrierë gjithshtu edhe një nënë e përkushtuar edhe pse e vetme?
Valbona Mema: Është shumë sakrificë, domethënë që as unë vetë nuk e di se si. Kur i shof që janë rritur kaq shumë, them si ka mundësi?! E kam prishur gjumin tim, kam mohuar shumë ndjenja të mia, kam mohuar shumë kënaqësi që mund t’i marr jetës, pra i jam përkushtuar totalisht atyre. Jam shumë krenare dhe e lumtur dhe e bekuar.