Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rrëfimi i Ylli Manjanit: Si u shndërrua Ilir Meta pas videos me Dritan Priftin

12:17 / April 19, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sddefault 640x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ylli Manjani thotë se me drejtësinë Ilir Meta mund të ketë një llogari personale.

Manjani tregoi se ka pasur një tentativë për ta arrestuar Ilir Metën lidhur me çështjen CEZ-DIA por gjykata nuk ra dakord se vepra penale ishte e parashkruar.

“Ka qenë përhapur gjerësisht që ka pasur një tentativë për arrest, por gjykata nuk ka rënë dakord se ishte e parashkruar. Kjo tezë është diskutuar gjerësisht, në moment që ishte parashkruar kjo vepër penale ky u ringjall, është dosja e CEZ-DIA”, tha Manjani.

Sipas tij, me vajtjen në Presidencë Meta e shkatërroi LSI, partinë që e krijoi nga hiçi dhe e ktheu në faktor politik.

“Vajtja në presidencë e Metës ishte fundi i LSI, e kam pasur bindje këtë gjë, se ajo parti ishte produkti më i madh politik i Ilir Metës, dhe ai e shkatërroi. Ishte vendim i tij, s’ia ka marrë as Monika as Brahimllari”, u shpreh Manjani.

Ai theksoi se debati publik mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është thjesht një lojë.

“Debati publik Meta-Kryemadhi prej vitesh nuk i korrespondon realitetit. Askush në LSI nuk ka djegur mandat me kokën e vet dhe as me kokën e Monikës.

Meta ka qenë në dijeni dhe në harmoni të plotë me Bashën, që kishte idenë e djegies së mandateve.

Ka qenë një ide jo pa mbështetje në publik, dhe pse menaxhimi ishte e keq. Djegia e mandateve ishte një lëvizje shumë e fortë. Sherri mes tyre është pjesë e lojës. Për ta bërë intrigën sa më interesante ndodhin këto gjëra”-tha ai.

Rrëfimi i Manjanit: Si u shndërrua Ilir Meta pas videos së Dritan Priftit

Ylli Manjani tha se Ilir Meta ka vite që ka probleme të thella komunikimi me publikun, dhe këtu ka ndikuar kakofonia politike që ka ndjekur dhe sidomos publikimi i videopërgjimit me politikanin e ndjerë Dritan Prifti.

“Sipas Barometrit, Meta është politikani më pak i pëlqyer. Kjo për shkak të kakofonisë politike dhe veçanërisht ngjarja me Dritan Priftin ka ndikuar në mënyrë decizive në mënyrën e tij të komunikimin publik.

Ka shpërthyer shpesh kur ishte president dhe kjo nuk është normale. Aty ka nisur një kthesë e madhe në sjelljen publike dhe kjo i ka shkaktuar edhe kosto politike.

Nuk është kollaj të bënte një parti të tretë, dhe pas kësaj erdhi në rënie nga kjo kakofoni politike. Në raport me SPAK mendoj se Meta dhe të gjithë që flasin si ai, që gjithçka e lidhin me Dumanin, e kanë gabim. Dhe këtë e thotë dikush që është shumë kritik ndaj SPAK.

SPAK nuk është përgjegjës për reformën në drejtësi, e bëri Meta, Basha, Rama, e bënë 140 deputetë. Nëse ka gabime reforma në drejtësi, meta duhet t’ia tregojë vetes. Është përgjegjës për këtë reformë”, tha Manjani.

Dritan Prifti Ylli Manjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.