Tërmeti 6.8 ballë që goditi Marokun para një jave, u mori jetën mijëra personave, ku mes tyre kishte dhe fëmijë. Një mësuese nga Maroku i kujton vazhdimisht nxënësit e saj që humbën jetën nga tërmeti.
Nesreen Abu ElFadel ishte në Marrakesh, por Adaseel, fshati malor ku ishte shkolla dhe nxënësit e saj, ishte më afër epiqendrës. Mësuesja e gjuhës arabe dhe frënge u kthye menjëherë në Adaseel ku shkoi të kërkonte fëmijët dhe zbuloi se të 32-të, nga mosha 6 deri në 12 vjeç, kishin humbur jetën.
“Shkova në fshat dhe fillova të pyesja për fëmijët e mi: “Ku është Somaya? Ku është Youssef? Ku është kjo vajzë? Ku është ai djalë?” Përgjigjja erdhi disa orë më vonë: “Ata kanë vdekur të gjithë”.
“Unë nuk fle, jam ende në shok, njerëzit më konsiderojnë si një nga ata me fat, por nuk e di se si mund të vazhdoj të jetoj jetën time”, shtoi ajo.
Fëmijët ishin në mesin e pothuajse 3,000 njerëzve të vrarë nga tërmeti më i fortë i regjistruar ndonjëherë në Marok, i cili goditi mbrëmjen e 8 shtatorit.