Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rregullat e Evropës/ Etikë e re në administratë e politikë, drafti: Drejtorët e ministrat të tregojnë me kë komunikojnë

13:59 / November 30, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kuvendi 1760528736 kuvendiishqiperise
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Punonjësit e shtetit dhe politikanët duhet të tregojnë çdo bisedë apo takim me individë apo kompani që ju kërkon shërbime të caktuara nga shteti. Nisma ligjore që synon të rrisë besimin e publikut tek administrata dhe të shmangë konfliktin e interesit, është propozuar në Parlament nga Partia Socialiste, si pjesë e paketës negociuese.

Kuvendi i Shqipërisë po miraton një ligj i cili i kërkon administratës publike, drejtorëve, ministrave dhe deputetëve të jenë etikë në punën e tyre dhe të deklarojnë në një regjistër të veçantë çdo komunikim apo takim me persona që kërkojnë favore dhe shërbime nga shteti.

Nisma është propozuar nga deputetja socialiste Zamira Sinaj dhe synon të rrisë transparencën dhe të shmangien e konfliktit të interesit.

“Nëpunësit publikë që kanë funksione vendimmarrëse gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, si dhe personat që ushtrojnë funksione të larta publike, përfshirë deputetët dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave, në ushtrimin e detyrës së tyre, veprojnë në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme në çdo komunikim apo ndërveprim me persona fizikë apo juridikë që përfaqësojnë ose promovojnë interesa të veçanta për vendimmarrje në institucionet publike. Çdo kontakt ose takim që ka për qëllim ndjekjen e një interesi të veçantë deklarohet pranë institucionit përkatës brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga zhvillimi i tij”, thuhet në projektligj.

Siç thuhet në relacion, objektivi kryesor është parandalimi i çdo forme ndikimi të papërshtatshëm apo konflikti interesi në proceset e vendimmarrjes publike, duke siguruar një raportim të qartë, të strukturuar dhe transparent të ndërveprimeve midis nëpunësve publikë dhe palëve të treta që përfaqësojnë interesa të veçanta.

Shqipëria i bën këto ndërhyrje në përputhje me standardet ndërkombëtare të GRECO-s, organ anti-korrupsion i Këshillit të Evropës. 

Projektligji synon të plotësojë boshllëqet ekzistuese në kuadrin ligjor dhe rritjen e besimit të publikut tek institucionet shtetërore.

Legjislacioni aktual nuk parashikon një detyrim të qartë për deklarimin e takimeve apo kontakteve të tilla, çka krijon hapësirë për perceptime negative dhe përfshirje të veçanta, thuhet në relacion.

Deputetët kanë aktualisht detyrimin që sa herë votojnë një iniciativë që prek interesa personalë, ta deklarojnë atë në një regjistër për konfliktin e interesit.

Siç shihet nga ky dokument i Kuvendit të Shqipërisë, në 4 vjet, nga 140 deputetë, vetëm 8 kanë deklaruar konflikt interesi, dhe ato përfshijnë përfitime të drejtpërdrejta të familjarëve të tyre nga vendimi që po votonte Parlamenti.

Deputetët që deklaruan konflikt interesi në 4 vite

Arben Pëllumbi             Person i lidhur

Fatmir Xhafaj                 Person i lidhur

Erisa Xhixho                  I afërm i familjes

Klotilda Bushka            Bashkëshorti i lidhur

Enslemvera Zake           Person i lidhur

Dashnor Sula                  Person i lidhur

Ilir Metaj              I afërm i familjes

Klotilda Bushka            Bashkëshorti i lidhur

Alban Xhelili                Bashkëshortja e lidhur

Administrate etike evropes ministrat rregullat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.