Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rregullat e reja për agroturizmin/ Aplikimi në e-Albania, leja shqyrtohet brenda 15 ditëve

17:23 / February 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Liqeni i Marines ne Belshj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agroturizmet do të mund të pajisjen me certifikatë paraprake me afat 2-vjeçar ose certifikatë të rinovuar duke aplikuar në e-Albania pranë Komisionit Vlerësues të Certifikimit.

Një urdhër i fundit i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit  ka përcaktuar  rregulloren mbi të cilën do të funksionojë procesi, kushtet që duhet të plotësojnë subjektet dhe monitorimi që do të bëhet ndaj tyre.

Gjithçka nis me aplikimin në e-Albania dhe kryerjen e një pagese prej 2000 lekësh. Këtë duhet ta shoqërojë me lejen dhe treguesit e zhvillimit, nënshkruar nga titullari i njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Po kështu duhet të paraqitet edhe projekti, për të gjithë strukturën e agroturizmit që do të ndërtohet, ku të jetë e përfshirë gjithçka, që nga akomodimi, ushqimi dhe pijet, i nënshkruar nga inxhinieri apo studioja inxhinierike.

Rregullorja parashikon edhe dokumentet që duhen për të përfituar rinovimin e certifikatës. Disa prej të cilave janë fragmenti i hartës kadastrale, leja e përdorimit , fotografi e fermës si dhe vetëdeklarim në e-Albania se 30 % e produkteve janë me origjinë nga ferma.

Pas dorëzimit të dokumenteve Komisioni brenda 15 ditë-punë nga depozitimi i aplikimit në portalin e-Albania merr vendimin.

Në çdo rast pas marrjes së miratimit certifikata paraprake apo certifikata gjenerohet online nga sistemi në e-Albania.

Rregullorja parashikon se Komisioni ka të drejtë të pezullojë certifikatën kur konstaton parregullsi ose shkelje të kritereve.

Monitorimi i të gjithë përfituesve bëhet nga bashkitë, si dhe Inspektoratit të Turizmit ose organeve kompetente.

agroturizem e-Albania
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.