Një apartament në katin e tretë në banesat sociale në Shkozë u përfshi nga flakët mesditën e sotme, por falë ndërhyrjes së një punonjësi të bashkisë, ngjarja u nda pa viktima. ‘Heroi’, Zeim Gazidede punonjës i banesave sociale, për ‘News 24’, tha se ishte i pari që u fut në banesë dhe shpëtoi fëmijët e mitur të familjes Nuredini.
Punonjësi i bashkisë njëkohësisht edhe gjysh tha se nuk e mendoi dy herë rrezikun që i kanosej, por donte të shpëtonte vetëm jetën e vogëlushëve të pambrojtur.
“Nuk e diskutova fare jeten time. Jam gjysh, duhet ti shpëtoja. Rrembeva femijet mes tymit te zjarrit. Jam gjithmonë në shërbim të komunitetit”, tha punonjësi i DNP 3.