Policia e Gjirokastrës ka arrestuar tre persona, pasi akuzohen se rrëmbyen dhe dhunuan një 19-vjeçar.
Menjëherë pas kallëzimit të 19-vjeçarit se tre persona e kishin futur me forcë në një automjet dhe kishin ushtruar dhunë ndaj tij, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, uniformat blu bënë të mundur arrestimin e M. M., 41 vjeç, K. Xh., 25 vjeç. Në pranga ra edhe djali i M.M., 15 vjeç.
Ata akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.