Vala e vazhdueshme e të nxehtit në Korenë e Jugut u mori jetën 17 personave gjatë fundjavës.
Temperatura kanë shkuar kohëve të fundit në 35 gradë Celsius në pjesën më të madhe të vendit dhe viktimat ishin kryesisht fermerë të moshuar.
Numri i të vdekurve u raportua nga agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar të dhëna nga Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve dhe autoritetet e zjarrit mbarëkombëtar.