Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

08:21 / January 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7042
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

Pas një seance plenare që zgjati rreth 18 orë, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar paketën e ndryshimeve në Kodin Penal me 85 vota pro.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, e cilëson vendimin si një avancim të rëndësishëm në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në adresimin e problematikave që lidhen me sigurinë publike, kontrollin e territorit, pastrimin e parave, trafikimin e qenieve njerëzore dhe terrorizmin.

Sipas Lamallarit, ndryshimet e miratuara përmbushin gjithashtu detyrimet që rrjedhin nga procesi i integrimit europian, përmes përafrimit të 7 akteve kyçe të Acquis communautaire.

Ai thekson se sfida e radhës mbetet hartimi i një Kodi të ri Penal, proces që, sipas tij, po zhvillohet me transparencë dhe gjithëpërfshirje, ndërsa puna vijon për mbledhjen e kontributeve dhe reflektimeve më të mira në funksion të reformës.

Debate edhe për Kodin Penal, kritika nga opozita

Një tjetër çështje që ka ndezur debate mes palëve janë edhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal.

Opozita ka kritikuar ashpër amendimet, të cilat sipas saj prekin qytetarët për shkelje të lehta, ndërsa abuzimet me fondet publike nuk po trajtohen me të njëjtën ashpërsi.

Në kundërpërgjigje, Ministria e Drejtësisë tha se ndryshimet e propozuara kanë marrë bekimin e Brukselit, pasi janë konsultuar me autoritetet e Bashkimit Europian.

Në agjendën e seancës që vijon ende janë 18 projektligje, marrëveshje dhe një akt normativ për ndryshimin e buxhetit, por me kërkesën e Ballës, 4 projektligje u kaluan për shqyrtim javën e ardhshme për t’u dhënë më shumë kohë ligjvënësve të përfshijnë edhe sugjerimet që vijnë nga Komisioni Europian.

Kodin Penal Miratohet Ndryshimeve paketa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.