Në Londër rreth 2000 oficerë janë mobilizuar për të kontrolluar protestuesit për marshimin më të madh deri tani pro-Palestinë në monumentin e Cenotafit ku do të kryhen homazhet për ditën e Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore. Rreth 500 000 qytetarë pritet të protestojnë nesër kundër bombardimeve të Izraelit në Gaza.
Në të gjitha monumentet kryesore do të vendosen gardhe metali dhe thuhet se ata që shkelin kufizimet do të ndalohen.
Organizatorët e protestës njoftojnë se gjysmë milion protestues pro-palestinezë do të mblidhen në qytet, ashtu si në qendra të tjera të Britanisë, ku koalicioni i aktivistëve “Stop the War” raporton për pjesëmarrje të gjerë.
Aktivisti John Rees, tha se protesta në Londër do të jetë historike.
“Duket se do të jetë protesta më e madhe deri tani për Palestinën. Grupet tona në të gjithë Britaninë kanë raportuar vende të zëna në transporte dhe sheshe”.