Më shumë se 200 persona janë vaksinuar kundër pandemisë së Covid-19 në të ashtuquajturin kampi i ferrit, në Al-Hol. Lajmi u konfirmua nga mediat e huaja, të cilat kanë bërë me dije se tek personat që po mbahen në kamp, janë injektuar doza “AstraZeneca”.
Megjithatë numri i të injektuarve është ende shumë i vogël, marrë parasysh faktin se në kamp strehohen rreth 62,000 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët janë familjarë të ushatrëve të ISIS.
Ministria e Shëndetësisë së Sirisë, në prill mori një dërgesën e parë prej 203,000 doza të AstraZeneca përmes Covax, pothuajse 7,000 njerëz janë inokuluar deri më tani në zonat e mbajtura nga Kurdët, në një fushatë të filluar një muaj më parë.
Zonat e Sirisë verilindore nën kontrollin kurd, ku mungesat mjekësore janë të mëdha, kanë regjistruar mbi 18,000 raste të infektuara, nga të cilat janë shënuar 761 vdekje.