Agim Kajmaku nuk është shfaqur në zyrën e tij të Bashkisë së Vorës, prej dy ditësh.
Kjo mungesë erdhi kur Partia Demokratike bëri denoncimin publik, lidhur me akuzat që kjo forcë politike kishte ngritur më herët ndaj tij, por së fundmi ato ishin faktuar edhe nga Prokuroria.
Nesër kryebashkiaku që akuzohet se ka fshehur dënimin në Greqi, ku ishte i regjistruar me emrin Jorgo Tota, pret vendimin që do të marrë KQZ-ja për të, ndërsa paralelisht është në pritje edhe të akuzës nga Prokuroria.
Prokuroria e Tiranës mësohet se është në pritje të akteve penale ndaj Agim Kajmakut, për të ngritur një akuzë konkrete ndaj tij për falsifikim të dokumenteve zyrtare.
Vepra për të cilën akuzohet Agim Kajmaku parashikon gjobë deri në 4 vite burgim.