Ky është sezoni i parë që e ka sjellë atë në ekran si moderatore të një programi si e zonja e shtëpsië. Bieta Sulo, prej shtatorit të 2018-ës është çdo ditë në ekranin e Top Channel, në “Ftesë në 5”.
Sa i përket ‘look-ut’, Bieta ka zgjedhur të jetë pothuajse çdo ditë me grim tejet minimal, dhe po ashtu ka preferuar të krijojë stilin që e karakterizon edhe në veshje. Kemi kuptuar se ajo nuk pëlqen të eksperimentojë, duke preferuar të rrijë vetëm në ‘ujërat’ që duket se ajo i njeh mirë.
Por le të mbetemi tek fustanet që Bieta ka veshur gjatë gjithë këtij sezoni në “Ftesë në 5”. Me siguri do ta keni vërë se ajo pëlqen vetëm një lloj prerje; mund të ndryshojë ngjyra, apo printi, mund të jetë me mëngë të gjata, apo të shkurtra, ama PRERJA e fustanit Jo. Ajo është gjithmonë e njëjta!
Të gjatë deri poshtë gjurit, me një prerje të theksuar në bel, e me pjesën e poshtme ‘veref’, këtë lloj fustani Bieta e ka modelin e saj të preferuar, pasi e ka veshur jo pak, por ne të paktën numëruam deri në 15 fustane të tillla/ Bordo/