Këtë të hënë deputeti I PD-së, Ervin Salianji do të paraqitet në gjykatën e Apelit ku do të zhvillohet seanca gjyqësore për çështjen “Babale”. Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale” dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Në apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun.
Rrezikon të shkojë në burg? Salianji ka sot seancën gjyqësore në Apel për “Babalen”
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment