Një avion i vogël është rrëzuar pak pas ngritjes në ajër nga shkolla e fluturimit “Crazy Fly”, në Nettuno, në rrugën “Avezzano”.
Si pasojë e aksidentit tragjik, kanë humbur jetën dy sportistë të rinj që gjendjeshin në bord; 22-vjeçari nga Forli, Fabio Lombini dhe 23-vjeçari roman, Giole Rossetti. Ky i fundit, sipas mediave italiane, ka qenë në pilotim. Mësohet se avioni është rrëzuar pas ngritjes dhe ka marrë flakë për shkaqe ende të paqarta.
Lombini ka fituar Medalje të Argjendtë në kampionatin dimëror të notit në vitin 2017, në 200 m stil i lirë me kohën 1’44″60, në xhiron e kombëtares italiane në Universiadën e Taipei-t. Federata e notit ka shprehur ngushëllimet e ndjera për familjarët e miqtë e dy notarëve. Ngushëllimet vijnë gjithashtu nga Presidenti Paolo Barelli, si dhe nga përfaqësues të tjerë të ekipit kombëtar të notit.
Mediat italiane raportojnë se dy notarët profesionistë sapo kishin marrë edhe patentën e aeroplanit. Avioni me të cilin po fluturonin ishte i markës P92S, në pronësi të Rossetti-t.