Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Rrini në tualet dhe vini të shfryni këtu”, Salianji-socialistëve tek Komisioni për sistemin TIMS: Nuk doni të çojmë raportin në SPAK

15:53 / July 19, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Komisioni Tims
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Debate mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin Hetimor të TIMS. Drejtuesi i komisionit, deputeti i PD, Ervin Salianji akuzoi socialistët se duan të mbyllin punën hetimore të komisionit. Me ironi, Salianji tha se anëtarët e PS më shumë kanë qëndruar në tualet se sa në komision. “Po qëndruat shumë kohë në tualet, ngatërroni vendin dhe shfryni këtu. Këtu është vendi për të hetuar. Keni marrë gjysmën e kohës së komisionit për të shkuar në tualet. Po qëndruat gjatë në tualet bie erë kjo punë. Doni ta mbroni skandalin”, tha ai.

Toni Gogu: Hidhe në votim, kryetar.

Ervin Salianji: Ça të hedhim në votim, budallallëqet tuaja? Nuk është zbardhur procesverbali. Si ta zgjidhim këtë ngërç. As ju nuk jeni njohur me procesverbalet. Do shpërdoroni detyrën duke votuar diçka të cilën s’e keni lexuar? Ma tregoni që e keni marrë këtë procesverbal.

Toni Gogu: Ndajmë të njëjtin shqetësim për zbardhjen e procesverbalit të datës 26. Është kompetencë e administratës. S’ka nevojë të mbërtheheni pas procesverbalit si një fije kashte. Shumica e të gjithë anëtarëve ka kompetencën e hetimit. Ka ndodhur hetimi, është shteruar plani i planit. Kemi pyetur dëshmitarët. Procesverbali që ju po mbani fort është një mjet për ju, por sot duhet të deklarojmë përfundimin e hetimit që ne e kemi ushtruar. Ju keni hetuar së bashku me kolegët tuaj. Le të deklarojmë përfundimin e hetimit. Hidh në votë deklarimin e përfundimit të hetimit. Mos e mbani komisionin zvarrë.

Ervin Salianji: Po qëndruat shumë kohë në tualet, ngatërroni vendin dhe shfryni këtu. Këtu është vendi për të hetuar. Keni marrë gjysmën e kohës së komisionit për të shkuar në tualet. Po qëndruat gjatë në tualet bie erë kjo punë. Doni ta mbroni skandalin.

Lefter Gështenja: Kështu si po vepron PS, i bie që jemi ne fajtorët. Sikur e kemi ne përgjegjësinë për atë që ndodhur me TIMS. Në vend që të ulni kokën. Të thirren dëshmitarët, edhe përfaqësuesit e AKSHI-t në mënyrë që të kemi një proces final të përmbyllur.

Xhemal Qefalia: Ju nuk jeni të qartë për ta bërë raportin sot. Nëse e keni të qartë që ka patur ndërhyrje në TIMS, të deklarojmë të mbyllur hetimet. Ju preu meraku juaj se nuk është zbardhur procesverbali i të ftuarve? Në Kuvend të shkojmë me një raport, të mbyllim këtë, të raportojmë dhe të shkojmë me një raport. Gogu me të drejtë thotë nuk kemi kohë për të humbur.

Ervin Salianji: Ju doni të digjni afatet e punimeve dhe hetimin. Nuk doni hetim deri në fund që të mos prodhojmë raport që të shkojmë në SPAK. Po i themi publikut që po bëni këtë që po bëni. T’ju bëj një pyetje: Ka ardhur zyrtari i shtetit këtu dhe e pyes unë, se ju s’kishit pyetje, për cilën arsye u hoqët nga ky pozicion.

PD PS TIMS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.