Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rripi i Gazës në “rrethim të plotë” ndërsa Izraeli i përgjigjet sulmeve të Hamasit

21:40 / October 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
izrael 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Luftimet midis ushtarëve izraelitë dhe militantëve islamikë të Hamasit vazhdojnë ende në zonën kufitare me Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli ka kërcënuar të vendosë një “rrethim të plotë” të rripit bregdetar pasi pranoi se numri i sulmuesve palestinezë që kanë kaluar kufirin është rritur.

Helikopterët sulmues izraelitë goditën gjithashtu objektiva në Liban, pasi ushtria tha se ushtarët qëlluan disa të dyshuar të armatosur që kishin hyrë në Izrael përtej kufirit me fqinjin verior.

Kryeministri Benjamin Netanyahu, ndërkohë tha të shtunën se hakmarrja masive e Izraelit për sulmet vdekjeprurëse nga Hamasi “do të ndryshojnë Lindjen e Mesme”.

“Ajo më të cilën do të përballet Hamasi do të jetë e ashpër dhe e tmerrshme”, tha sot Netanyahu gjatë një takimi me zyrtarë të Izraelit jugor, sipas një deklarate.

“Ne jemi vetëm në fillim”, shtoi ai.

Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant, ndërkohë tha se Izraeli do të vendoste një “rrethim të plotë” në Rripin e Gazës.

Sulmet ajrore izraelite kanë goditur objektiva në Rripin e Gazës në përgjigje të sulmeve të nisura nga Hamasi të shtunën që shkaktuan vdekjen e më shumë se 800 izraelitëve, gjakderdhja më e keqe civile në historinë e vendit.

Gallant tha se nuk do të ketë “energji elektrike, ushqim, karburant”.

Ministri i Energjisë, Israel Katz, urdhëroi gjithashtu ndërprerjen e furnizimit me ujë në Rripin e Gazës. Ujërat nëntokësore në Rripin e Gazës janë shumë të kripura.

Më shumë se 2 milionë njerëz jetojnë në kushte të këqija në Rripin e Gazës, që shtrihet për rreth 40 kilometra përgjatë Detit Mesdhe.

hamasit rrethim rripi i gazes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.