Shumë femra dëshirojnë që flokët e tyre të rriten dy apo tre herë më shpejt. Për të realizuar një situatë të tillë, ata blejnë shumë produkte kozmetike të cilat premtojnë rritjen e flokëve, që shpesh herë nuk japin efektin e dëshiruar. Fatmirësisht, ka një zgjidhje për këtë.
Më poshtë do t’ju tregojmë një maskë e cila rrit flokët tuaja dy deri në tre herë më shpejt. Ka përbërës tërësisht natyralë dhe pa efekte anësore.
Përbërësit:
-1 lugë çaji mustardë pluhur
-3 lugë çaji vaj ulliri
-3 lugë çaji ujë të ngrohtë
-1 vezë
Përgatitja:
Fillimisht, në një enë të vogël hidhni ujë të ngrohtë dhe mustardë. Trazojini mirë, derisa të fitoni një masë homogjene.
Shtoni vezën, vajin e ullirit dhe më pas përziejni sërish. Pasi është krijuar një masë homogjene, aplikojeni atë vetëm në rrënjët e flokëve. Kini parasysh që flokët duhet të jenë të palarë dhe të thatë dhe të palarë. Nëse doni edhe më shumë shkëlqim, mund të aplikoni mbi to edhe pak vaj kokosi.
Zbulojeni kokën me një peshqir dhe lëreni maskën të veprojë për pak minuta. Më pas, lajini flokët si zakonisht. Kjo procedurë nuk duhet të zgjasë më shumë se njëherë në javë.