Prej disa ditësh komiteti i ekspertëve është duke diskutuar për masat shtesë që duhen vendosur për të frenuar përhapjen e shpejtë të infektimeve.
Kurba e infektimit gjatë muajit shkurt është shumë e lartë krahasuar me muaj e tjerë.
Në tryezën e diskutimeve është zgjatja e orarit policor të ndalimit të lëvizjes, për orën 21, 20 ose 18, ashtu siç po bën edhe Greqia e cila ka shifra të ngjashme me tonat të numrit të të infektuarve.
Masat e tjera ndaluese janë mbyllja e disa shërbimeve, kryesisht bareve në hapësirat e tyre të brendëshme.
Në mbështetje të masave kufizuese sot është shprehur edhe akademia e shkencave. Drejtuesi i saj Skënder Gjinushi bëri kërkesën
“Vdekshmëria te ne nga dhjetori në 1%, kurba e përhapjes ka formën e një vargmali me 2 majë, në nëntor. Në të gjitha vendet ka nisur zbritja, ne sot ndodhemi ende në majë dhe presim fillimin e uljes nga vala e dytë. Kjo sepse zbatohen masa më të buta se në Evropë. Për të përshpejtuar uljen duhet të përforcojmë kufizimet për së paku një fazë 2 javore. Përballimi në pandemi në sa më pak dëme në ekonomi”, tha Gjinushi.
Oponenti më i madh i mbylljes është vetë kryeministri, i cili prej dy ditësh flet për forcim të kontrolleve për zbatimin e kufizimeve aktuale, por në asnjë rast mbyllje totale.