Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rritet numri i turistëve të huaj në Lezhë

13:54 / July 12, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tale
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ishte në një lidhje live për Klan News. Ai tha se situata e turizmit në Lezhë është pozitive.

“Sezoni ka filluar, nuk është në pikun e vet, kuptohet. Le ta themi që 15 ditëshi i parë i Korrikut nuk ka qenë asnjëherë piku. Mendoj se me disa kontakte me disa operatorë turistikë situata është në përmirësim të përditshëm. Disa njësi akomoduese që kanë më shumë organizim dhe më shumë shërbim më të mirë janë pothuajse plot, ndërsa ka të tjera që nuk janë në nivelin e tyre. Gjithsesi e përgjithshmja në Lezhë është pozitive, duke pasur parasysh që jo vetëm turizmi bregdetar është ai që e mat këtë, por është edhe turizmi në objektet historike, religjioze, është edhe ajo në Lezhë qershia mbi tortë që është turizmi kulinar”, tha Ndreu.

Një numër i madh vizitorësh që shkojnë drejt Lezhës janë të huaj. Ka të nënshtetësive të ndryshme, ndërsa kryebashkiaku Ndreu përcolli një detaj interesant. Ai tha se ka shumë familje, gjermane, franceze dhe polake që kanë blerë apartamente në zonën e Shëngjinit.

“Numër të kalkuluar ne nuk kemi, por në biseda që kam bërë me disa operatorë turistikë, janë në rritje të ndjeshme. Ka shtetas holandezë, ka që kanë ardhur anglezë, ka që kanë ardhur gjermanë. Janë 38 familje gjermane që kanë blerë në Shëngjin. Janë francezë që kanë blerë në Shëngjin. Ka polakë shumë që kanë blerë. Edhe në frekuentimin e këtyre objekteve ka një rritje. Kemi restorante që kalon 100 mijë turistë në vit që darkojnë apo drekojnë aty. Laguna e Kune Vainit, por Vaini sidomos është një histori shumë e dashur për shumë e shumë të huaj, që shkojnë pasi rruga është e kuruar, gastronomia në nivele shumë të larta. Laguna është gjë e bukur për ta parë dhe të gjitha bashkë e bëjnë Lezhën shumë të frekuentueshme dhe frekuentimi po rritet”, tha Ndreu.

Sipas tij me përmirësimin e infrastrukturës pritet të shtohet edhe numri i vizitorëve. Ai theksoi se bashkia ka adresuar çdo problem dhe pritet që shumë shpejt gjithçka të marrë zgjidhje.

Ndreu i ktheu edhe një përgjigje pyetjes nëse Lezha do të ketë konkurrencë të vazhdueshme më Shkodrën për turizmin. Këtë e konsideron si një batutë të kryeministrit Edi Rama dhe tha se si Shkodra e Lezha kanë sharmet e veta dhe se çfarë t’u ofrojë secila turistëve.

“Kjo u bë batutë. Nuk kam konkurrencë me askënd dhe më gëzon çdo lloj arritje e çdo bashkie në Shqipëri. Kjo është më shumë një shaka e kryeministrit që ka marrë dhenë. Shkodra ka sharmin e vet, nuk mund ta diskutoj. Shkodra është Shkodër. Lezha është e Lezhë dhe po bëhet e mirë. Shkodra ngelet e mirë dhe duhet të bëhet e mirë. Beneti do ta bëjë padiskutim se nuk ka shans më të madh për Shkodrën se ai dhe nuk ka për të pasur kurrë. Shkodranët po e prekin këtë histori. Ka njerëz që nuk u bëhet qejfi kurrë. Edhe në shtëpi nuk u bëhet qejfi të gjithëve. Të dhënat janë shumë pozitive dhe unë nuk kam garë. Përkundrazi shkëmbejmë eksperiencat edhe me kryetarët e tjerë të bashkive”, tha Ndreu.

Lezhe pjerin ndreu turiste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.