Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehet se shqiptarët janë në kufijtë e varfërisë, duke iu referuar statistikave të INSTAT.
Në një postim në “Facebook”, Tabaku tha se nën qeverisjen e socialistëve, të varfrit vazhdojnë të varfërohen, ndërsa shtresa e mesme po zhduket.
Postimi:
Si e kanë përballuar shqiptarët rritjen e çmimeve me 7.4%?
Sipas INSTAT 45% e shqiptarëve janë zgrip të varfërisë, mbi 600 mijë janë në varfëri.
Sa e keni ndjerë ju rritjen e çmimeve?
Nën qeverisjen socialiste; të varfërit vazhdojnë të varfërohen, shtresa e mesme po zhduket, vetëm një pakicë komandon ekonominë, shtetin dhe praktikisht Shqipërinë.
Një sistem i manipuluar në zanafillë që punon për pakicën nuk mund të prodhojë rritje ekonomike dhe as ulje të pabarazisë. Ky sistem vetëm sa siguron varfërimin e mëtejshëm të të varfërve dhe pasurimin e mëtejshëm të një klike.
Për të ndryshuar sistemin na duhet të kemi treg të lirë, luftë korrupsionit, taksa të ulëta dhe mobilitet social. Pakoja e qeverisë është shumë vinë dhe shumë pak, një mënyrë për të hequr vëmendjen nga problemet e një qeverie socialiste që ka prodhuar inflacionin, varfërinë dhe pabarazinë.