Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rritja e jetëgjatësisë “i bën gropën” skemës së pensioneve

17:36 / July 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pensioniste kukes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri ishte 21.286 gjatë vitit 2023, rreth 11,3% vdekje më pak krahasuar me vitin paraardhës. Shifrat e larta të emigracionit të popullsisë në moshë pune dhe rritja e numrit të personave në moshë të tretë, pritet t’i japin një goditje më të rëndë skemës së pensioneve.

Referuar të dhënave të Censit 2023, mosha mesatare e popullsisë është 42.5 vite, nga 35.3 vite që ishte në Censin e vitit 2011. Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24% nga 30,4% vlerësuar në Censin e 2011-tës, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve pësoi rritje në 30,4%.

Po si do të ndikojë kjo në skemën e pensioneve?

Nga kjo parashikohet një thellim i hendekut midis numrit të pensionistëve dhe numrit të kontribuesve.  Rritja e jetëgjatësisë ka shtuar pensionistët dhe rënia e numrit të personave në moshë pune, ka pakësuar numrin e kontribuesve. Krahas kësaj, informaliteti i ekonomisë dhe puna në të zezë përkthehen në më pak kontribues në skemën e sigurimeve shoqërore, ku aktualisht në Shqipëri numërohen rreth 1 milion e 300 mijë të punësuar, 40% e të cilëve nuk kontribuojnë në skemë.

Që skema e pensioneve të vetëfinancohet, duhet që për çdo pensionist, të paguhen kontribute të sigurimeve shoqërore për të paktën 2 punonjës aktivë. Aktualisht, në Shqipëri ka 705 mijë pensionistë dhe raporti kontribues-përfitues është 1.17 me 1.

Normat e ulëta të lindshmërisë dhe trendi në rënie, kombinuar me emigracionin e popullsisë në moshë riprodhuese solli ngushtimin e bazës së piramidës së popullsisë. Lindshmëria nën nivelin e zëvendësimit prej vitit 2001, rritja e jetëgjatësisë, si dhe migracioni mbeten faktorët kryesorë të plakjes së popullsisë.

pensione skema
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.