Deputeti Dashamir Shehi, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me kostot e jetesës në Shqipëri.
Shehi u shpreh se shumë njerëz i mohojnë vetes produkte të ndryshme të shportës ushqimore ose zgjedhin ato më të lirat për shkak se nuk munden t’i përballojnë.
Ai theksoi se jetesa në kryeqytet është e vështirë edhe për nëpunësit “e paguar mirë”, të cilët sipas tij e kanë jo të lehtë të përballojnë kostot e jetesës.