Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që edhe muaji shtator të jetë muaj i hapur për vaksinimin masiv të popullsisë.
Ky vendim i ministrisë vjen pas rritjes së shifrave të infektimeve nga koronavirusi në vend, ku në ditët e fundit është rritur ndjeshëm kurba, për shkak të qarkullimit masiv të variantit Delta.
“Muaji Shtator do të jetë muaj i hapur i vaksinimit masiv për qytetarët mbi 18 vjeç, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin, për të garantuar mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor, të aktiviteteve të biznesit dhe jetës së përditshme. Apeli i Ministres Ogerta Manastirliu dhe plani për përballimin e valës së koronavirusit gjatë vjeshtë-dimrit”, thuhet në njoftim.