Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rritja e shifrave të të infektuarve, ministrja Manastirliu sqaron nëse vendi do mbyllet sërish. Ja kriteret që çojnë në vendimin e ri

23:51 / May 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
msh 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se priteshin shifra të rritura dy javë pas hapjes më të madhe të vendit në 18 maj.

“Dihet që dy javët pas 18 majit pritej rritje të rasteve por ka patur vatra të izoluara që në 3 ditët e fundit kanë rritur shifrat ditore”, tha ministrja në emisionin Opinion.

E pyetur nëse vijojmë me këto numra rrezikojmë të mbyllemi sërish ose jo, ministrja sqaroi:

“Kurba vijon e sheshte pavarësisht pikëve apo rasteve ditore, që nuk përbëjnë problematikë. Ajo që përcakton kthimin mbrapa është rastet pozitive ditore, rastet e të shtruarve në spitale, fatalitetet dhe rastet e të sëmurëve rëndë të intubuar”.

Në çfarë skenari do ktheheshim mbrapsht?

“Dy apo trefishim të rasteve të reja krahasuar me një dy javësh të mëparshëm, nëse do kishte rritje të numrit të të shtruarve, tek 80 të shtruar e nëse do kishim të intubuar 15-25 raste atëherë ne stopojmë e nuk bëjmë hapa të tjera drejt rihapjes”.

Ministrja sqaroi se shifrat e larta të të infektuarve ditët e fundit janë kontakte të të infektuarve më parë, pra nuk ka vatra të reja, por janë të izoluara.

“Janë vatra e për momentin janë kontakte në të njëjtë zonë e vatër.

Në Tiranë kemi mbi 20 vatra, janë familjare, 60% e rasteve të prekura janë në Tiranë. Pra është një vatër, që vjen si pasojë e hetimit epidemiologjik

Kemi rritje të të infektuarve por janë asimptomatikë, nuk e themi dot që ndikon temperatura e ska studime që klima ka ndikim direkt mbi virusin,
fakti që virusi s’ka atë agresivitet mund të jetë edhe për arsye të imunitetit që njerëzit kanë në verë”, tha ministrja.

kriteret manastirliu sqaron vendimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.