Edhe pse rastet e koronavirusit kanë spikatur në mënyrë alarmante në shumë vende, këtë javë, ka pasur disa lajmeve të mira. Përhapjet në Kinë dhe në Korenë e Jugut, më parë dy nga vendet më të goditura, duket se po stabilizohen, me më pak raste të reja nga java në javë. Kjo falë ndërhyrjes nga autoritetet shëndetësore, përfshirë një kombinim të bllokimeve, kufizimeve të udhëtimit dhe inkurajimit të njerëzve që të punojnë nga shtëpia dhe të ushtrojnë distanca sociale.
Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, mendohet se vret rreth 1-2% të pacientëve, krahasuar me rreth 0.1% për gripin dimëror. Koronavirusi gjithashtu duket të jetë po aq infektiv sa gripi dhe potencialisht më shumë, veçanërisht pasi nuk ka trajtim specifik, kurë ose vaksinë sezonale.
“Ekziston një fushë në të cilën ekspertët shpresojnë se virusi do të zvogëlohet në pranverë. “Ky është një virus i frymëmarrjes, gjë që gjithmonë na jep probleme gjatë motit të ftohtë.”- tha Nelson Michael, studiues i mjekësisë amerikane, për koronavirusin javën e kaluar.
Michael parashikoi që koronavirusi mund të sillet si gripi, i çili largohet kur ngroh koha dhe kthehet përsëri kur bën ftohtë. Shpresa qëndron në idenë se me ngrohjen e kohës, përhapja e virusit do të ngadalësohet duke i dhënë kohë mjekësisë që të ndihmojë pacientët e prekur, si dhe për të fituar kohë për të krijuar vaksinën.
Disa nga zonat më të goditura në të gjithë botën, nga Ëuhan, ku u zbulua për herë të parë virusi, në Iran, Itali dhe Korenë e Jugut , janë pak a shumë në të njëjtën gjerësi, me temperatura të ngjashme dhe lagështi relative. Studiuesit e Universitetit të Maryland (UM) madje kanë përdorur këto të dhëna për të provuar pjesë të tjera të botës që mund të jenë në rrezik të shpërthimit të afërt.
Brittany Kmush, një ekspert i shëndetit publik në Universitetin Syracuse të Neë York-ut, i cili nuk ishte i përfshirë në studimin e UM-së, tha :”Gripi dhe koronaviruse të tjera që infektojnë njerëzit, kanë tendencë të ndjekin një sezonalitet, me raste që kulmojnë gjatë muajve të dimrit në hemisferën veriore. Sidoqoftë, ne nuk e dimë nëse ky virus do të ndjekë një model të ngjashëm sezonaliteti. “