Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rrjeti drejtohej nga një femër/ Shpërndanin heroinë dhe kokainë në Tiranë, 4 të arrestuar

11:33 / June 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
droge tirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona, mes të cilëve dhe një femër, e cila drejtonte rrjetin e shpërndarjes së heroinës dhe kokainës në kryeqytet.

Sipas policisë në sajë të operacionit të koduar “Perimetri” janë arrestuar B. N. (F.), 36 vjeçe, vëllai i saj, M. F., 20 vjeç, dhe M.B., 22 vjeç, E. B., 40 vjeç.

Nga informacionet e grumbulluara , dyshohej se 36-vjeçarja në bashkëpunim me vëllain e saj M. F., shisnin në qytetin e Tiranës lëndë narkotike droga të forta kryesisht Heroinë dhe Kokainë, personave të ndryshëm përdorues të lëndëve narkotike, por edhe personave të tjerë si E. B. dhe M. B. Këta të fundit lëndën narkotike pasi e blinin nga B.N dh M.F, ua shisnin atë personave të tjerë përdorues të lëndëve narkotike.

Nga ana e punonjësve të policisë të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pas një pune intensive është bërë e mundur kapja në flagrancë e personave të lartpërmendur me doza lënde narkotike, Heroinë, Kokainë, e gatshme për ta hedhur në treg .

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
27 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.
5 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Një automjet, një motor ,
6 telefona celulare dhe 1 dorezë hekuri.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

kokaine rrjeti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.