Ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Igli Hasani mbajti një konferencë të përbashkët me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba. Teksa shprehu mbështetjen për Shqipërinë, Kuleba bëri edhe një gjest të veçantë. Ministri ukrainas përshëndeti në shqip duke shprehur mirënjohjen vendin tonë “Faleminderit të dashur miq, rroftë Ukraina”, tha Kuleba. Po ashtu Kuleba u ndal edhe tek mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, ndërsa tha se Rusia duhet të dënohet si përgjegjëse për krimet e luftës në Ukrainë.
“Më kujtohet me mirënjohje të posaçme, mandati i Shqipërisë në KS në këto dy vite dhe mënyra se si keni marrë pjesë në diskutimet për Ukrainën dhe takimi në KS ku Rama kryesoi mbledhjen në mënyrë elokuente e efikase në 2023. Sot informova ministrin për situatën në front dhe sulmet me dron e raketa të Rusisë çdo ditë duhet të mbahet përgjegjësie për krimet e luftës, do donim të intensifikonim përpjekjet tona në këtë drejtim.
Lexo edhe :
Related Posts
Vlerësojmë që Shqipëria është bashkuar në regjistrin kombëtar të dëmeve të shkaktuara nga Rusia në Ukraine. Ukraina dhe Shqipëria janë dy vende evropiane të bashkuara na vlera të përbashkëta europiane. Ramë dakord që të bashkërendojmë ngushtë sa i takon rrugëtimit tonë europian”, tha Kuleba.