Një punonjës i burgut të Rrogozhinës është arrestuar mbrëmjen e sotme, pasi po tentoi të fuste drogë në qeli.
Mësohet se në pranga është vënë Pëllumb Sinani, të cilit iu gjetën 60 gramë kanabis. Policia po heton, lidhur me këtë ngjarje në fjalë.
Hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e kapjen e bashkëpunëtorëve vazhdon.