Drejtori i policisë së Vlorës është larguar nga detyra e tij bën të ditur e përditshmja “Panorama”.
Gentian Shehaj mbante këtë detyrë që prej prillit të 2017-tës, dhe bëhet e ditur se në vendin e tij është caktuar Artion Duka. Ky i fudit më parë ka qenë shef i policisë së Beratit.
Të njëjtat burime për “Panorama” bëjnë të ditur se Shehaj është transferuar në Tiranë, ndërsa nuk dihet ende nëse do të vijojnë lëvizjet në radhët e krerëve të policisë së shtetit në qarqe.