Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Rrotacion administrativ në vend të rrotacionit politik

20:00 / July 16, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Dorëheqjet e zyrtarëve të bashkive socialiste në gjithë Shqipërinë janë pjesë e një aksioni politik të kryeministrit, por nuk janë as detyrim ligjor dhe as ndonjë reformë strukturore e qeverisë.

Në kushtet e mbipushtetit, kur shumica socialiste kontrollon edhe pushtetin qendror me një shumicë të cilësuar, edhe pushtetin vendor me 56 bashki nga 61 gjithsej, Edi Rama mendon që është mirë të zëvendësojë rrotacionin politik me rrotacionin administrativ. Dhe me këtë rast t’i japë më shumë shanse një brezi të ri në administratë.

Pra, është një aksion tërësisht politik dhe si i tillë duhet trajtuar vetëm politikisht. Nga pikëpamja juridike, çdo kryetar bashkie është i lirë ta refuzojë, apo çdo drejtor është i lirë ta çojë në gjyq, nëse nuk është dakord të lëvizë nga pozicioni që ka.

Shkalla e lartë e pranimit të dorëheqjeve dhe zbatimi thuajse automatik i urdhërit, tregon shkallën e lartë të pranimit të pushtetit të Edi Ramës brenda strukturave të pushtetit, por jo legjitimitetin e urdhërit.

Dhe këtu duhet të nisë debati për mënyrën se si do të zëvendësohen këta që po dorëhiqen.

Një numër kaq i lartë nëpunësish që lënë vullnetarisht karriget, nuk mund të zëvendësohen me një radhë të dytë apo një listë të diktuar po nga kryeministri. Plotësimi i këtyre vendeve është një test i rëndësishëm për të kuptuar se çfarë standardi mund të imponojë qeveria në emërimet e reja.

Kjo mund të jetë fushata e parë masive e emërimeve jashtë trysnisë elektorale, pasi Edi Rama po heq nga puna ata me të cilët fitoi zgjedhjet dhe po tenton të fusë në zyra profesionistë të rinj, që ndoshta kanë votuar edhe kundër tij. Lehtësia e dorëheqjeve tregon sa pak socialistë janë gati të rreshtohen kundër vullnetit të Edi Ramës dhe sa pak zyrtarë janë gati t’i drejtohen gjykatave për shkarkime të paarsyetuara.

Këta që po ikin, nuk po ikin as si të dështuar, as si të korruptuar dhe as si të politizuar. Po ikin thjesht nga nevoja për ndryshim të administratës, e cila natyrisht ka 100 të zeza në raport me shërbimin ndaj qytetarëve.

Pra, në një farë mënyre, po bëhet një eksperiment social i vështirë, ku mbipushteti i jep luksin të heqë kë të dojë, por nuk e ka luksin të marrë çfarë i del përpara, pasi në fund të këtij aksioni, nëse kemi njerëz më të këqij se këta që hoqëm, atëherë kjo fushatë është edhe e paligjshme, edhe regresive.

Dhe nëse koston e heqjes tashmë e ka kryeministri, koston e emërimeve duhet ta ndajë me çdo kryetar bashkie apo drejtor agjencie qeveritare që kërkon të reformojë.

Ky është një lloj rrotacioni brenda pushtetit dhe një zgjerim i kufijve politikë të shumicës drejt shtresës gri dhe së djathtës, e cila mund ta zbusë tensionin politik pa zgjedhje dhe mund të rrisë agresivitetin e partisë së Berishës nga frika se mund t’i marrin faktorët lokalë duke i punësuar në administratë.

Shqipëria praktikisht ka burime njerëzore për një administratë të mirë, por jo për një administratë të majtë dhe një të djathtë. Dhe ky është rasti që Edi Rama, duke përfituar nga mbisundimi i tij, ta tentojë një rifreskim jo politik të administratës lokale.

Por sfida e vërtetë janë “drejtorët” e gjithpushtetshëm të administratës qendrore, që kanë në dispozicion buxhete dhe pushtet mbi ekonominë. Me drejtorët e bashkive është më lehtë, sepse nuk kanë asgjë në dorë.

Tani, lehtësia e dorëheqjeve mbulon këtë barrë që e mori përsipër Rama me mbipushtetin e tij. Pjesën më të rëndësishme, atë të emërimeve, duhet ta lërë në dorë të konkurrencës së hapur, ligjeve të shtetit shqiptar dhe mbi të gjitha, transparencës në emërime sipas vlerave.

Ndryshe, në fund të këtij “rrotacioni”, socialistët mund të kenë një administratë edhe më të keqe se e para, edhe më të paligjshme, edhe më të papërgjegjshme politikisht.

administrativ Mero Baze Politik rotacioni vend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.