Një 47-vjeçar në Gramsh është goditur nga rrufeja, por fatmirësisht ka shpëtuar.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale N.Xh, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Raportohet se ai ishte duke peshkuar në momentin që e ka goditur rrufeja. Menjëherë ai u transportua në spital, ku mbërriti pa ndjenja, por më pas e ka marrë veten.