Teksa punimet për finalizimin e Rrugës së Arbrit vijojnë, kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Dibër, Dionis Imeraj kanë zhvilluar sot një vizitë përgjatë saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alla shkruan se panë nga afër dhe kaluan përmes rrugës së re, e cila është drejt përfundimit.
Kryebashkiaku shton se ende pa përfunduar punimet, distanca Tiranë-Bulqizë zgjati vetëm 48 minuta.
Postimi i kryebashkiakut Alla:
Shumë pranë ëndrrës së madhe për t’iu gëzuar Rrugës së Arbrit!
Bashkë me Dionisin, Spartakun dhe Shkëlqimin, pamë nga afër dhe kaluam përmes rrugës së re, e cila fatmirësisht është drejt përfundimit.
Ende pa përfunduar punimet, distanca Tiranë-Bulqizë zgjati vetëm 48 minuta.
Ëndrra e madhe e dibranëve po realizohet!
#PS3
#JoGjumëPorPunë
#SkaKohëPërPushim