Rruga e Arbërit deri në fshatin Fshat të Bashkisë së Klosit është drejt përfundimit. Brenda pak ditësh pritet që aksi Klos-Bulqizë të asfaltohet.
Kompania që po ndërton këtë vepër të rëndësishme po kryen përfundon veprat e artit nga vendi quajtur “Mani i Zi” deri tek ura njëkalimëshe në afërsi të rrugës nacionale.
Puna për zgjerimin e aksit ekzistues dhe hapjen e segmenteve të reja ka nisur prej muajsh. Tashmë kjo do të jetë rruga e vetme lidhëse e Matit me rrugën e Arbërit, pra dy bashkive Mat e Klos.
Në seancën e sotme plenare, ishte Kryeministri Edi Rama që deklaroi se Rruga e Arbërit do të hapet me datë 29 Nëntor të këtij viti.