Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rrugë të bllokuara, prezencë uji dhe pa drita! Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e orës së fundit: Ja si paraqitet situata në qarqet problematike

11:02 / November 19, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1763545698xscreenshot 1 322
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar një përditësim të orës së fundit dhe thotë se të gjitha strukturat vendore dhe ekipet operacionale kanë vijuar punën në terren për normalizimin e situatës në zonat e prekura nga moti i keq, për sigurimin e akseve rrugore dhe rikthimin e energjisë elektrike.

SITUATA SIPAS QARQEVE

Qarku Lezhë

Vijon puna për normalizimin e situatës në fshatrat Gjorm, Zhejë dhe Fushë-Mamurras, në njësinë administrative Mamurras, bashkia Kurbin.

Rruga në fshatin Shpërtheth mbetet e dëmtuar nga ujërat e lumit Droje, por po punohet nga forcat në terren.

Po vijon gjithashtu puna për sigurimin e kalueshmërisë në segmentin rrugor Skuraj–Gallatë, në njësinë administrative Milot, si dhe në njësinë administrative Kaçinar, ku ura në fshatin Shpërdhezë u dëmtua nga reshjet me intensitet të lartë.

Qarku Durrës

Situata në njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm është drejt normalizimit; ujërat janë tërhequr nga zonat e prekura.

Niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave normale.

Hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj vijojnë punën me kapacitet të plotë.

Qarku Kukës

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme.

Qarku Shkodër

Është zhbllokuar segmenti rrugor Theth–Ndërlysaj, në njësinë administrative Shalë.

Mbetet i bllokuar segmenti Ndërlysaj–Breg-Lumi, ku punimet do të vijojnë gjatë ditës së sotme.

Qarku Gjirokastër

Aksi rrugor Sofratikë–Libohovë është kthyer në normalitet.

Aktualisht ka prani të shtuar ujërash në segmentin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në urën e Kardhiqit dhe në rrethrrotullimin e urës së lumit në qytetin e Gjirokastrës.

Qarku Elbasan

Vijojnë punimet për pastrimin e inerteve në segmentin rrugor Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Murraç”, si dhe në segmentin Elbasan–Librazhd.

Qarku Korçë

Në fshatin Sanjollas, njësia administrative Barmash, bashkia Kolonjë, situata është normalizuar falë zhbllokimit të tombinove dhe pastrimit të inerteve, duke shmangur rrezikun për banesat.

SITUATA ENERGJETIKE

Ekipet e OSHEE-së po vijojnë punën për rikthimin e furnizimit me energji:

 • në fshatrat Skuraj, Vinjollë dhe Gallatë, në qarkun e Lezhës

 • në njësitë administrative Topojan, Shishtavec, Zapod, Bytyç dhe Lekbibaj, në qarkun e Kukësit

 • në njësitë administrative Hajmel dhe Vig–Mnelë (bashkia Vau-Dejës), si dhe në Iballë dhe Qafë-Mali (bashkia Fushë-Arrëz), në qarkun e Shkodrës

 • në zonën Maricaj, Memaliaj, në qarkun e Gjirokastrës

MMinistria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë dhe në kontakt të pandërprerë me strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave, për marrjen e masave në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike.

Ministria e Mbrojtjes prezencë uji rrugë të bllokuara
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.