Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është në rrugë për në Kiev, kjo për të diskutuar masat e reja të mbështetjes për Ukrainën me presidentin Zelensky, i cili ka bërë thirrje për një dorëzim më të shpejtë të armëve.
Dy liderët do të diskutojnë “masat konkrete për të siguruar që Ukraina të jetë më e fortë dhe më e fuqishme”, tha Michel në një video-mesazh të postuar në Twitter.
Aleatët e NATO-s i kanë premtuar Kievit mbështetje më të madhe me armë më të rënda dhe më moderne për t’iu kundërvënë ofensivave të Rusisë. Paketa e cila ende nuk është finalizuar, do të përfshijë për herë të parë mjete luftarake Stryker. .