Qindra shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Angli janë mbledhur pasditen e kësaj të diele për të marshuar në Westminster Bridge në Londër me flamujt kuq e zi në duar.
Ata kanë marshuar në mënyrë paqësore për të kërkuar të drejtat e tyre, të të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë, për votën e Diasporës dhe për Reformën në Drejtësi.
Të rinj, të moshuar e fëmijë në venat e të cilëve ka gjak shqiptari, kanë marshuar me flamujt shqiptarë në duar duke e shoqëruar gjithë atosferën me Himnin e Flamurit.
Ky lajm është bërë me dije nga faqja “Lëvizja Patriotike Shqiptare” që ka lajmëruar këtë marshim të tyre në orën 16:00, ndërsa kanë marrë mesazhe dhe përkrahje nga shumë shqiptarë nga vendi dhe Diaspora.
Por jo vetëm shqiptarët i kanë mbështetur, pasi edhe qytetarët anglezë kanë shfaqur interesin e tyre.
Ata kanë shkruar në faqen e tyre se: Pishtari i zgjimit të madh po ndizet ai do të rendi si maratonomak kudo ku ka Shqiptare..Ky është vetëm fillimi. Koha është e Patriotëve.