Radio Televizioni i Kosovës ka ndërprerë trasmetimin në mes të edicionit informativ në shenjë proteste ndaj amendamentit që e shndërron këtë media nga transmetues publik në transmetues shtetëror.
Deputetët e Kuvendit në Kosovë sot votuan ligjin për pagat ku është futur edhe RTK duke mos marrë aspak në konsideratë protestat e shumta të punëtorëve, të cilët e kanë kundërshtuar këtë nismë për të ndryshuar pozitën e televizionit dhe statusin e transmetuesit publik që ka aktualisht.