Këngëtari Ardit Çuni ka shpërthyer në akuza ndaj organizatorëve të Festivalit të Këngës në RTSH.
Gjithçka nisi nga një intervistë virtuale që ai realizoi në rrjetet sociale me ndjekësit, ku u pyet nëse do të merrte pjesë në Festivalin 61 si konkurrent.
Këngëtari shkruan se RTSH-ja duhet t’i likuidojë borxhet që i ka që nga “Eurovision 2022.”
“Ndoshta kur RTSH të më likiudojë borxhet që më kanë akoma nga Eurovision 2022…. Ose kur të vendosin ta përdorin buxhetin e shtetin të mbledhura nga taksat tona për artistin dhe performancën e tij/ saj dhe jo për të bërë qejfe personale apo për të plotësuar teksat apo çokat e drejtuesve. Ops, sorry not sorry që e thashë”, shkruan Arditi.