Babai me dy djemtë janë arrestuar në Poliçan pasi u kapën në flagrancë duke ruajtur me armë parcelën me kanabis.
Mësohet se në pranga kanë rënë Aurel, Florian dhe Halil Dyrmishi.
Në kudër të operacionit të koduar “Tomorri” u arrestua në Durrës pronari i sipërfaqes së tokës ku ishin kultivuar bimët narkotike, Gëzim Vzhari. Ndërkohë është proceduar penalisht vëllai i tij, për posedim pa leje të një arme gjahu.
Në cilësinë e provës materiale u asgjësuan nëpërmjet djegies 125 bimë narkotike cannabis sativa dhe sekuestrohen 4 armë gjahu.