Ruben Saraiva, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, do të qëndrojë në burg duke pritur datën 20 mars, për të parë vendimin e gjykatës se ҫfare do të ndodhë me masën e sigurisë përfundimtare ndaj tij. Avokati Agim Cakrani, ka folur duke sqaruar se ka marrë ne dispozicion të gjithë dokumentet, për të parë se ҫfarë ka gjetur projkuroria.
”Ne si përfaqësues ligjore të Ruben Saraivës kishim kërkuar që të rishikonim masën e sigurimit. Në u njohëm me aktet e prokurorisë dhe kemi caktuar datën 20 për të dhënë masën e sigurimit. Kërkojmë një masë më të butë. Është person nën hetim. Në këto kushte jemi akoma në hetime ku prokuroria mend se është ky person që ka kryer vrasjen.
Do njihemi me aktet që i morëm sot. Sot prokuroria ka sjellë fashikujt. Se dimë se çfarë prokuroria shpjegon. Hetimet i bën prokuroria. Është shtyrë seanca se nuk kishte përkthyes. Po të kishte prova çështja do të ishte përfunduar. Akoma nuk ka prova të mjaftueshme ta implikojnë shtetasin Ruben Saraiva për vrasjen e Nikulajt”,-tha Cakrani.