Shpesh kemi dëgjuar që djemtë i ngjajnë nënave të tyre në pamje, ndërsa vajzat baballarëve. Duket se ky pohim përkon më së miri për vajzën e vogël të aktores së njohur shqiptare. E në fakt ka qenë vetë aktorja Rudina Dembacaj, e cila ka publikuar në rrjete sociale një foto të së voglës së saj Viktoria sëbashku me bashkëshortin.
“Si dy pika uji,”-shkruan aktorja krahas fotos së publikuar në rrjete sociale. Në këtë foto dallohet qartë që e vogla është një kopje e të atit.