Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rudina Hajdari nxjerr prapaskenat e forta, tregon sa lekë shitet vota në Elbasan: Kam dëgjuar nga banorë të ndryshëm se…

22:21 / March 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rudina hajdari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidatja për deputete e “Nismës Thurje”, Rudina Hajdari ka komentuar situatën politike në vend. Ajo tregoi prapaskenat se si tentohet të shitet vota në Elbasan,

“Kam dëgjuar nga historitë më të ndryshme, që nga fakti se një votë sot shitet në ankand… i kam dëgjuar nga banorë të ndryshëm, që ua ofrojnë në mënyra të ndryshme,” tha Rudina Hajdari duke shtuar se do të bëjë të pamundurën për t’i ndjekur dhe kallëzuar këto raste.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike tha se “kostoja e votës sot varion nga 50,000 në 10,000 lekë, varet nga ndikimi që ke si individ’.

“Mbasi mbaron dita, natës çfarë nuk kemi dëgjuar, kemi dëgjuar njerëz që lëvizin me furgonë apo njerëz të ndryshëm që mundohen të shantazhojnë për votën, në një qark shumë të varfër,” theksoi Hajdari duke e konsideruar tejet problematike përdorimin e drogës.

Deputetja tha se tashmë edhe droga po përdoret si mekanizëm shantazhues ndaj të rinjve përdorues për t’i bindur të votojnë për njërën palë apo për tjetrën.

“Sot në Elbasan, sidomos në qytet, një nga shqetësimet kryesore është vendndodhja e tuneleve ku ndodhen këta anëtarët e grupeve kriminale që ndajnë dhe përpunojnë drogë, që vjen nga Amerika Latine dhe vjen në Elbasan, përpunohet dhe shitet pastaj në vendet e tjera, qarkullon lekë i madh në Elbasan dhe kjo ndihet,” vijoi më tej deputetja Hajdari për Euro News Albania.

hajdari prapaskenat shiten votat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.