Rudina Hajdari ishte e pranishme në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Duke folur para qindra qytetarëve, Hajdari kërkoi që mos t’i ndalojnë protestat, por të vazhdojnë të luftojnë.
“Po të ishte gjallë Azem Hajdari do t’ju shikonte në sy dhe do t’ju thoshte, Mos u dorëzoni, ju jeni luftëtar, e doni këtë vend dhe jeni patriot. Ne të gjithë bashkë do ja dalim”, tha ish-deputetja e Partisë Demokratike.
