Rudina Hajdari tregon se si e priti familja vendimin për moslënien e mandatit: Vellezërit…
Deputetja Rudina Hajdari, e ftuar tek ‘A Shoë’ ka treguar se si e priti familja e saj moslënien e mandatit.
Sipas Hajdarit, ata kanë marrëdhënie të ngushta dhe e kanë mbështetur.
Hajdari shprehet se vëllezërit kanë shumë vetëbesim tek ajo.
‘Ne kemi një marrëdhenie tepër të ngushtë. Kam një marrëdhënie të ngushtë me Kirin dhe Azemin. Po të ndryshme se njëri më i madh dhe njëri më i vogël. Me Kirin unë jam rritur dhe kemi vendime të njëjta. Ata e panë që unë isha në reflektim dhe kanë shum vetbesim te unë. Unë kam shum besim te vetja nuk jam e lëkundur. Unë jam deputete dhe dua të lë gjurmët e mija’, tha Hajdari.