Nëse vite më parë dikush do të guxonte të dilte në rrugë i veshur me pizhame, me siguri do të merrte qindra shikime të çuditshme; por tashmë prej disa sezonesh kjo është një gjë krejt normale.
‘Çudia’ e modës ka shkuar deri aty sa, mjafton një krehje flokësh, një grim sipas dëshirës, këpucë me taka ose jo dhe pizhamet kthehen në një veshje tejet moderne.
Një palë të tilla moderatorja Bieta Sulo i veshi dy ditë më parë në studion e “Ftesë në 5” dhe efekti ishte mëse i kënaqshëm.
Ndërsa një tjetër moderatore zgjodhi të vijë në studio me trendin e momentit të pizhameve. Rudina Magjistari surprizoi jo pak, teksa bëri hyrjen në studion e “Rudina”, e veshur me një kostum që ngjante si piazhame. Moderatorja rrëfeu në nisje të programit se këtë veshje e për hir të së vërtetës e kishte me pak merak, sepse i frigohej reagimit të publikut që do të mendonte se ajo ka veshur pizhame, por duke qenë se ky është trendi i momentit, Magjistari e mori riksun. Dhe sa mirë bëri!