Moderatorja, Rudina Magjistari gjithmonë vajzën e saj Mian ka vendosur ta mbajë si një “gur të çmuar, larg rrjeteve sociale dhe rrjedhimisht edhe potaleve. Megjithatë copëza momentesh përkrah të voglës, arratisje në ditë pushimi, apo detaje të tjera të veçanta, Rudina i ka publikuar në raste të rralla në profilin personal.
Disa orë me parë moderatorja ka ndarë me të gjithë një video shumë speciale ku dëgjohet teksa bisedon me të bijën dhe komentojnë foton e stampuar në vezën që Rudina mori dhuratë në puntatën e djeshme të emisionit të pasdites. Ndërsa në fund biseda e ëmbël mbyllet me fjalët: “Të dua shumë”.