Më shumë se 60 muze dhe galeri në rajone të ndryshme të Ukrainës janë shkatërruar ose dëmtuar gjithashtu nga pushtuesit që nga fillimi i pushtimit.
Presidenti ukrainas tha se një kishë u shkatërrua nga një sulm rus në rajonin jugor të Khersonit. “Kjo kishë u bë një nga qindra kishat dhe shtëpitë e lutjeve të shkatërruara nga sulmet ruse”, tha ai.
Zelensky pretendoi se forcat ruse kishin hyrë në shtëpinë e një aktivisti tatar, Abduresheet Dzhepparov, në Krime. “Ai është një nga përfaqësuesit e lëvizjes kombëtare tatare të Krimesë, një aktivist i të drejtave të njeriut, një qytetar i Ukrainës. Nuk dihet se ku është tani, çfarë po ndodh me të“.